Skuadra italiane, Udinese ka sulmuar Federatën e Futbollit të Zvicrës.
Klubi i kërkon federatës zvicerane që kosovari, Valon Behrami të rikthehet menjëherë në Itali.
Emri i Behramit është parë në listën e Petkovicit, për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut edhe pse lojtari kosovar është i lënduar dhe nuk ka luajtur më shumë se 2 javë për Udinesen.
“Unë vendos për vetëm time, nëse unë luaj”, kjo ishte deklarata e Behramit që ka provokuar dukshëm klubin e tij. Dhe për këtë arsye Udinese ka akuzuar Shoqatën e Futbollit në Zvicër, të cilat akuza i ka quar edhe në shtëpinë më të madhe të futbollit FIFA.
Klubi i Udineses pretendon se Zvicra duhej që ta dërgonte një ftesë më 22 tetor, e kjo ndodhi më 27 tetor. Prandaj, Udinese kërkon që Behrami të largohet nga kampi stërvitor i Zvicrës, përndryshe kërcënohet me veprim ligjor dhe me gjykatë civile.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...