Dy studime të realizuara kohëve të fundit, zbuluan se prindërit ruajnë më pak për edukimin e vajzave në kolegje sesa për djemtë e tyre.
Siç u theksua në një raport të Wall Street Journal, një studim nga T. Rowe Price shqyrtoi familjet që kishin të gjithë djem dhe familjet që kishin të gjitha vajza, njofton Klan Kosova.
Familjet që kishin vetëm djem kursyen më shumë për kolegj, sesa familjet që kishin vetëm vajza.
Pesëdhjetë për qind e familjeve me djem kursyen para për kolegj, krahasuar me vetëm 39 për qind të familjeve me vajza.
83 për qind e familjeve me djem kontribuan në kursimet kolektive mujore, ndërsa vetëm 70 për qind e familjeve bënë atë për vajza.
Një studim nga tregu i kredive studentore LendEDU hulumtonte të diplomuarit e kolegjit.
Dhjetë përqind e meshkujve thanë se prindërit e tyre paguanin shumicën e arsimimit të tyre, ndërsa vetëm 6 për qind e grave thoshin të njëjtën gjë.
Pesëdhjetë përqind e grave thanë se prindërit e tyre nuk paguan asgjë për edukimin e tyre në kolegj, dhe vetëm 43 përqind e burrave thoshin të njëjtën gjë.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...