Lëvizjet e reja dhe partitë e vogla shqiptare opozitare në Maqedoni nuk duan as të shqyrtojnë koalicionin eventual me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit.
Një ditë pas RDK-së, tani edhe Lëvizja Besa ka refuzuar ofertën e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi. Njëri nga drejtuesit e kësaj lëvizje të porsaformuar, Afrim Gashi, thotë se nuk i besojnë Thaçit dhe akuzojnë të njëjtin se nuk është konsistent dhe serioz, njofton korrespodenti i Koha Ditore nga Shkupi.
Bashkëpunimi eventual me PDSH-në do të dëmtonte lëvizjen “Besa” si dhe interesin e shqiptarëve.
“Në parim ne nuk e dimë se kreu i PDSH-së a është serioz kur thotë se ne jemi tradhtarë apo kur na dëshiron sukses dhe kërkon bashkëpunim. Jo-konsistenca e tij nuk na bën të sigurt që ne t’i hapim dyert e bashkëpunimit me një lider të tillë partiak. Në parim, Lëvizja “Besa” ka hapur një shteg të veprimit politik te shqiptarët dhe ne në plan të parë kemi artikulimin e interesave të shqiptarëve dhe në këtë drejtim do të bashkëpunonim me secilin për të arritur këto interesa, por nëse hyjmë në këto aventura ne jemi të bindur se mund të dëmtojmë edhe interesin shqiptar edhe subjektin tonë”, deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja “BESA”.
Një përgjigje e këtillë vjen dy ditë pasi Thaçi, i cili fillimisht kishte akuzuar rëndë lëvizjet e reja dhe partitë e vogla, vendosi të ndërrojë mendje. Ai i zgjati dorën RDK-së dhe Lëvizjes Besa për një koalicion opozitar.
“Të dy partive të vogla opozitare, Besës dhe RDK-së i dëshiroj shumë suksese dhe kjo aspak nuk na shqetëson që ata të kenë angazhim të vërtetë opozitar. Jam i gatshëm të flas me ata të gjithë ata që janë dakord se për t’u ndryshuar pozita e shqiptarëve në Maqedoni, të gjithë së bashku në prillin e ardhshëm duhet të votojmë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ai nuk bëri një ftesë të tillë ndaj ish-anëtarit të kryesisë qendrore të PDSH-së, Ziadin Sela i cili lëvizjen për reforma në PDSH tanimë e ka shndërruar në parti politike.
Kohë më parë, lëvizja e Selës dhe RDK-ja e themeluar nga Rufi Osmani dhe e drejtuar aktualisht nga Vesel Memeti formuan “Aleancën për shqiptarët”.
PDSH-ja njihet tashmë për dështimet në bashkëpunimin me partitë e tjera. Dy herë radhazi në të kaluarën filloi bashkëpunimin me RDK-në dhe të njëjtin e prishte në periudhë të shkurtë kohore.
RDK ditë më parë refuzoi po ashtu ofertën duke u shprehur e gatshme vetëm për koalicion me Selën dhe lëvizjet e reja politike shqiptare në Maqedoni.
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...