Ylli i futbollit anglez, Ashley Cole ka shitur shtëpinë luksoze të tij në Angli që dikur kishte jetuar me ish bashkëshorten e tij, Cherly Tweed.
Tashmë ai jeton në Los Angeles dhe vazhdon karrierën e tij me klubin LA Galaxy, shkruan arbresh.info.

Cole e ka shitur këtë shtëpi me një çmim të ulët, duke humbur 7.5 milionë funte.

Ish futbollisti i Arsenalit dhe Chelseat besohet se është i kënaqur me jetën e tij në California si jashtë fushës dhe brenda fushës së gjelbërt, ku po shijon një formë mjaftë të mirë. Ai tashmë ka një djalë me të dashurën e tij Sharon Canu.
Cole ishte transferuar nga AS Roma për në LA Galaxy në vitin 2015. /arbresh.info/



Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...