Tani është stina e hurmave. përmbajnë vlera ushqyese fantastike. po kur nuk duhet të hani hurma:
Mos konsumoni hurma me stomakun bosh.
Kur jemi të uritur stomaku sekreton më shumë acide të tretjes. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak.
Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë.
Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.
Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti
Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.
Konsumojini hurmat pa lëkurë
Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet heqja e lëkurës. Nga Anila Kalleshi
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...