Janë më shumë se 120 politikanë dhe udhëheqës botërorë të përfshirë në skandalin e “Paradise Paper”.
Në linkun sa më poshtë, rrjeti i gazetarëve investigativ ka rënditur disa nga udhëheqësit dhe politikanët botërore që janë përfshirë në shoqëritë “off shore” duke filluar me emrin e ministrit të Agrikulturës së Brazilit, më pas me ish-gjeneralin Wesley Clark.
Më tej vijon me ministrin e jashtëm i Ugandës, ish-kancelari i Austrisë, ish-ministri i Mbrojtjes së Arabisë Saudite, ish-ministrja e Agrikulturës së Kenias, ish-ministri i Energjisë dhe Tregtisë i Kazakistanit, ish-ministri i gazit dhe hidrokarbureve të Kazakistanit, ish-ministri për Sigurinë i Meksikës, ish-presidenti i Kosta Rikës, tre ish-kryeministra të Kanadasë, ish-kryeministrja e Japonisë.
Duke vijuar me ish-sekretaren e Tregtisë së SHBA-vë, ish-sekretari i Thesarit dhe Tregtisë i Britanisë së Madhe, ish-zv/Presidenti i El Salvator, ministri i Financave të Brazilit, kryetari i opozitës së Indonezisë, Presidenti i Kolumbisë, Presidenti i Senatit të Nigerisë, dy djemtë e ish-kryeministrit të Turqisë, Mbretëresha e Jordanisë, Mbretëresha e Anglisë, sekretari për Tregtinë i SHBA, Sekretari i Shtetit, zv-kryeministri i Ukrainës… etj.
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...