Ekziston një lidhje e ngushtë mes perceptimit të erërave dhe emocioneve, që vejn për shkak të një mbivendosje të pjesshme të pjesëve në tru që kontrollojnë perceptimin e erërave dhe atyre ky përpunohen emocionet, sipas një studimi të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste (SISSA) dhe të publikuar në revistën “Scientific Report”.
Kjo lidhje mes emocioneve dhe nuhatjes erdhi pas studimit të një sëmundje të rrallë që quhet alesitimia, që e bën të vështirë përpunimin e emocioneve të përjetuara dhe që prek 10 për qind të popullsisë.
Një grup studiuesish nga SISSA analizoi këtë sëmundje duke përdorur një qasje krejt të pazakontë nëpërmjet testit të nuhatjes.
“Ekziston një mbivendosje e pjesshme në trurin tonë mes zonave që merren me përpunimin e erërave dhe atyre ku përpunohen emocionet. Me një test të tillë është shumë e përshtatshme të studiosh këtë gjendje të veçantë psikologjike”, shpjegon Marilena Aiello, koordinuese e këtij studimi.
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore
Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...