Prokurori i shtetit i Spanjës ka kërkuar një urdhër arrest evropian për udhëheqësin e përmbysur katalan Carles Puigdemont dhe katër të tjerë mbi rolin e tyre në një referendum të diskutueshëm të pavarësisë.
Të pestë nuk arritën të paraqiten në gjykatën e lartë të Spanjës për akuzat për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike, transmeton portali arbresh.info
Avokati i Puigdemont tha se klima ishte “jo e mirë” që ai të paraqitej.
Tetë anëtarë të tjerë të shkarkuar të qeverisë rajonale të Katalonisë dolën për t’u marrë në pyetje në gjykatë.
Prokurorët në Madrid kërkuan që të tetit të burgoseshin për rolin e tyre pas dëshmisë së tyre.
Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese që kur referendumi u mbajt më 1 tetor në kundërshtim me një vendim të gjykatës kushtetuese që e kishte shpallur të paligjshëm./arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...