Anëtarët e shkarkuar të qeverisë rajonale të Katalonisë janë paraqitur para gjykatës Supreme të Spanjës për t’u ballafaquar me akuzat e rebelimit dhe kryengritjes, pas referendumit të kundërshtuar të pavarësisë.
Nëntë zyrtarë janë paraqitur në gjykatë në Madrid për t’u marrë në pyetje, transmeton portali arbresh.info
Por udhëheqësi katalanas i larguar Carles Puigdemont dhe katër të tjerë kanë qëndruar larg. Prokurorët mund të urdhërojnë arrestimin e tyre.
Puigdemont, i cili tani është në Belgjikë, tha: “Ky është një gjyq politik.”
Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese që kur referendumi u mbajt më 1 tetor në kundërshtim me një vendim të gjykatës kushtetuese që e kishte shpallur të paligjshëm./arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë