“Victoria’s Secret” përzgjedh brazilianen Lais Ribeiro për slatën.
Modelja braziliane Lais Ribeiro është e përzgjedhura e “Victoria’s Secret” Fashion. Ajo do të mbajë në slatën e vitit, të brendshmet “Fantasy”, që kushtojnë 2 milionë dollarë.
Ky është momenti emocionues kur modelja ka mësuar lajmin.
“Kurrë nuk kam qarë kaq shumë në jetën time. Eshtë kaq emocionuese, nuk po e besoj dot .”

Përzgjedhja e saj është një vlerësim shumë i madh nga shtëpia e modës për 27 -vjeçaren. Bukuroshja thotë se e arriti këtë falë punës që ka bërë për shumë vite. Modelja shprehet se askush nuk mund të besonte që një vajze nga një qytet i vogël i Brazilit do të arrinte deri këtu.

Sfilata do të zhvillohet në Shanghai, ku Lais Riberio do të shfaqet me e bukur se kurrë. Këtë vit ekskluzivitetin e të brendshmeve “Fantasy” për Victoria’s Secret e ka argjendari Mouawad. Gjithçka është e mbuluar nga diamantet e verdhë dhe blu 18 karat, përmbajnë 6000 gurë të çmuar dhe janë dashur 350 orë për t’i dizenjuar. /Klan Plus
Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ...
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person