Një baba 70-vjeçar është ribashkuar me vajzën e tij, 23 vjet pasi u morr nga Ruanda në Itali për birësim gjatë gjenocidit, pasi mendohej se ishte jetime.
Jeanette Chiapelli udhëtoi drejt Ruandës këtë muaj për të takuar babain e saj, pasi vëllau i tij kishte kaluar një kohë të gjatë duke e kërkuar mbesën, transmeton portali arbresh.info
Sebarinda e fundit pa Chiapello, fillimisht i quajtur Beata Nyirambabazi, kur ajo ishte dy vjeçe dhe kishte humbur të gjitha shpresat se do të takonte familjen e saj.
Nëna e Chiapellos, një Tutsi, e kishte marrë atë, motrën e saj të binjakëzuar dhe vëllain e saj për të strehuar në kishën katolike Nyamata, ku shpresonte se do të ishin të sigurtë nga vrasje, por sulmuesit Hutu erdhën, duke hedhur granata dhe shtiza, duke vrarë rreth 10 mijë njerëz.
Kisha tani ka një vend përkujtimor për viktimat e genocidit.

Pas masakrës, fshatarët gjetën vajzën në mesin e shumë trupave të vdekur, përfshirë edhe nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën.
Ajo u dërgua në një jetimore dhe që nga aty u adoptua nga një familje në Itali.
Në vitin 1997, 92 fëmijë janë kthyer nga Italia në Ruandë pas intervenimit të OKB-së, megjithatë disa kanë qëndruar në vendin europian.
Fillimisht ajo kishte refuzuar të takonte babain e saj, pasi kishte thënë se është jetime, megjithatë një test i ADN-së ka konfirmuar se ata janë familje./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...