Shumë shpejt në Tiranë do të mbërrijnë ekspertët e FBI që do të vendosen në Ministrinë e Brendshme.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Fatmir Xhafaj.
Ai është takuar me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dhe sipas tij tema e bisedës ka qenë mbështetja teknike dhe financiare për strategjinë e re kundër krimit të organizuar.
“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kundër krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mbërrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!”, shkruan Xhafaj.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten