Regjisorja e njohur Inis Gjoni ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up”, ku ka folur kryesisht për premierën e saj të re “Çifti i çuditshëm”.
Inisi ka treguar gjithashtu sesi e menaxhon kohën në punë dhe kohën me vajzën e saj, Coco Antonel.
Ish-prezantuesja në fakt është edhe nënë dhe baba për vajzën e saj, pasi fatkeqësisht bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta në vitin 2011.
E pyetur sesi ia shpjegon ajo vajzës mungesën e të atit, Inisi ka treguar se ka zgjedhur t’i tregojë të vërtetën të bijës.
“Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur. Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjësie”, është shprehur regjisorja.

Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...