Ministrja e punëve të jashtme, Ekaterina Zaharieva pas takimit me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacollin, ka thënë se Kosova është Evropë.
“Qeveritë e shteteve të Evropës duhet të vazhdojnë të përkrahin reformat si legjislacioni. Këto reforma nuk janë vetëm për Brukselin janë për rinin tuaj të këni një perspektivë, jo të migrojnë”, ka thënë ajo.
Sipas saj gjatë presidencës së Bullgarisë në BE do të organizohen takime që kanë të bëjnë me vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton arbresh.info.
“Do të organizojmë një këshill të lartë për të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne duam që me këtë të japim një përkrahje politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo.
Zaharieva ka thënë se gjatë viteve sa keni kandiduar për integrim në organizata të ndryshme e kanë përkrahur Kosovën.
“Perspektiva më e madhe mes dy vendeve tona është zhvillimi ekonomik. Duhet të rritet shkëmbimi i mallrave. Jemi të gatshëm të iu përkrahim në ekspertizë. Jemi duke e bërë këtë , i kemi 40 pjesëtarë nga Bullgaria që janë pjesë e EULEX, kemi shkolla diplomatike dhe biseduam me zëvendëskryeministrin për një projekt që të japim bursa për të rinjët kosovarë”, tha ajo./arbresh.info/
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...