Forumi Ekonomik Botëror (WEF) e renditi Shqipërinë si vendin me infrastrukturën më të mirë rrugore në Ballkanin Perëndimor.
Në raportin e fundit të konkurrueshmërisë globale, Forumi Ekonomik e vlerëson cilësinë e rrugëve në Shqipëri me notën 4.3, nga 7 që është vlerësimi maksimal.
Sipas raportit, të gjitha vendet e tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë një cilësi më të dobët rrugësh sesa Shqipëria, e vlerësohen me nota që luhaten nga 3 deri në 3.7.
Të dhënat historike të raportit tregojnë se, Shqipëria është një nga vendet me përmirësimin më të madh të infrastrukturës rrugore në dekadën e fundit. Në vitin 2008 ajo renditej e 114-a në botë për nga cilësia e rrugëve. Por, brenda 5 vitesh kërceu në vendin e 59, ndërsa aktualisht renditet e 57-a në botë.
Por, ndonëse është e para e klasës në rajon, krahasuar me vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, Shqipëria vazhdon të mbetet prapa. Sipas Forumit Ekonomik, në ekonomitë e zhvilluara të BE-së, cilësia e rrugëve vlerësohet mesatarisht me notën 5.6, që do të thotë se Shqipërisë do t’i duhet të investojë ende miliarda euro për të ndërtuar një rrjet rrugor modern, i cili ndihmon ekonominë.
Paralelisht, të dhënat tregojnë se në aspektet e tjera të infrastrukturës, veçanërisht atë hekurudhor dhe transportin ajror, Shqipëria renditet në 30 vendet e fundit në botë./tch
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...