Ambasada e Amerikës në Prishtinës ka lëshuar vizat e para për qytetarët e Kosovës.
Familja Azemi janë të parët që kanë marrë vizat në Prishtinë, pasi ata kanë fituar vizat përmes Lotarisë për Kartonin e Gjelbër.
Për këtë ka njoftuar vetë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë që të aplikojnë për këto viza, për vitet e ardhshme.
“Kush ndihet me fat? Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tashmë ka lëshuar vizat e saj të para të qytetarët e Kosovës. Familja Azemi e cila ka fituar “Lotarinë e Kartonit të Gjelbër” më parë në këtë vit, po bëhen gati për të kaluar në Karolinën e Jugut me vizat e tyre të reja. A jeni i interesuar për lotarinë e vizave të diversitetit dhe për ta provuar fatin dhe të bëheni një nga fituesit e 50 mijë vizave në vitin e ardhshëm? Sigurohuni që po përdorni vetëm këtë faqe zyrtare: https://www.dvlottery.state.go…Mos harroni regjistrimi është i lirë, ju mund të regjistroheni vetëm një herë dhe kujdesni nga mashtrimet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...