Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në takim njohës një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Jacques Miniane, Shef i Misionit për Kosovë.
Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, saktësisht projekti i Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit “Arbër Xhaferi”.
Ministri Lekaj theksoi se po punohet maksimalisht në përfundimin e punimeve të kësaj Autostrade, si dhe shtoi se ky projekt do të përfundojë me 31 dhjetor 2018.
Ministri Lekaj vlerësoi se janë formuar komisione për të parë në detaje realizimin e këtij projekti, pasi që tashmë është koha për miratimin e buxhetit për vitin 2018, në mënyrë që prioritet t’i jepet shlyerjes së obligimeve financiare ndaj kompanisë ndërtuese.
Ministri i njoftoi të pranishmit në këtë takim se segmenti i dytë i kësaj autostrade, do të përfundojë këtë vit.Në anën tjetër, Minian e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër, si dhe u inkurajua nga puna që po e realizon si ministër i Infrastrukturës, në përfundimin e projektit të Autostradës gjatë vitit të ardhshëm.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...