Incidenti në Kumanovë që ndodhi më 9 maj mes grupit të armatosur kosovar dhe policisë maqedonase, ku 8 policë dhe mbi 10 shqiptarë u vranë si duket po shkon drejt zbardhjes së rastit shkruajnë portalet maqedonase.
Mediat maqedonase kanë publikuar lajmin se një shërbim i huaj i zbulimit disponon me një video dhe audio-incizim se si incidenti në Kumanovë është bërë me marrëveshje dhe kurdisje në mënyrë profesionale.
Bëhet fjalë për një video-xhirim ku shihen qartë se si inspektorët e policisë sekrete maqedonase kontaktojnë me grupin kosovar. Ky material i xhiruar do ta zbardhë të vërtetën se cili ka qenë roli i shërbimit sekret maqedonas dhe i disa figurave politike para dhe gjatë incidentit.
Këto xhirime bënë që autoritetet e Maqedonisë, të detyrohen që të pranojnë se bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Gruevski, ministrja Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Mijallkov të japin dorëheqje.
Kjo video dëshmon se drejtuesit e MPB-së dhe shërbimit sekret maqedonas drejtpërdrejtë kanë qenë të përfshirë në incidentin e Kumanovës. Për shkak të revoltit dhe presionit ndërkombëtar, kryeministri Gruevski ishte i detyruar të pranojë dorëheqjen e Jankullovskës dhe Mijallkovit.
Më tej thuhet se rasti i Kumanovës duhet të zbardhet me një hetim të pavarur ndërkombëtar, sepse disa persona nga grupi kosovar kanë qenë të kontrolluar nga dy shërbime sekrete të fuqishme evropiane.
Ndryshe, rasti i Kumanovës thuhet se mund të jetë i rrezikshëm për kryeministrin Gruevski vetëm atëherë nëse jep dorëheqje nga posti i tij dhe paralelisht të realizohet hetim ndërkombëtar.
Nga ana tjetër thuhet se Gruevski për shkak të këtyre dëshmive audio dhe video-xhirimeve për rastin e Kumanovës është i detyruar që të jep dorëheqje.
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...