Ernesto Valverde nuk flet me sulmuesin e Barcelonës, Paco Alcacer.
Alcacer nuk është duke marrë kohë në fushë te Barcelona pavarësisht se talenti Ousmane Dembele është lënduar, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Spanjës dëshiron të fitojë kohë në fushë për të rritur shanset që të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Julen Lopetegui në Kampionatin Botëror 2018.

Alcacer i kushtoi Barcelonës 23 milionë funta nga Valencia në vitin 2016 por nuk është duke shpaguar tarifën e tij sepse nuk është pjesë e planeve të trajnerit.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Ernesto Valverde nuk është duke folur madje me 24-vjeçarin.
Alcacer madje nuk ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës në fitoren 1 me 0 në Ligë të Kampionëve ndaj Sporting Lisbonit mbrëmjen e së mërkurës./arbresh.info/
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit