Prokurorët e Dubait janë duke kërkuar dënimin me vdekje për një redaktor britanik që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes me çekiç.
Francis Matthew, akuzohet për vrasje me paramendim të Jane, gruaja e tij prej 30 vjetësh, e cila u gjet në pishinë gjaku në shtratin e tyre, transmeton portali arbresh.info
Matthew, redaktor i Gulf News, u deklarua i pafajshëm për akuzat kur u shfaq para gjykatës.

Me 4 korrik, policia e Dubati gjeti trupin e pajetë të 62-vjeçares në vilën e çiftit me plagë të rënda në kokë.
Bashkëshorti i akuzuar në atë kohë u kishte thënë policëve që grabitësit kishin hyrë në shtëpinë e tyre dhe vranë gruan e tij. Ai më vonë tha që kishte hedhur një çekiç në drejtim të saj dhe e kishte vrarë aksidentalisht.
Por, më vonë gjatë intervistimit ai sërish kishte ndryshuar versionin e storjes. Se ishin në borxh të madh dhe që ishin mbajtur me dhunë në shtëpinë e tyre. Më pas ai ishte nervozuar me Jane, sepse ajo e kishte quajtur “dështak”, ku më pas e kishte qëlluar dy herë me çekan.
Çifti Matthew ishin martuar në vitin 1985 dhe kanë një djalë./arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...