Kryeministri i Izraelit ka kritikuar ashpër pranimin e Palestinës në Interpol, duke thënë se ky veprim po dëmton shanset për paqe.
Benjamin Netanyahu i tha të dërguarit amerikan Jason Greenblatt se përpjekja e suksesshme e palestinezëve për të hyrë në organizatën ndërkombëtare të policisë “dëmton seriozisht shanset për paqe”, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se “luftrat diplomatike” të kryera nga palestinezët nuk do të shkojnë pa përgjigjje.
Në takimin e tij me Greenblatt të mërkurën, Netanyahu gjithashtu ka përkujtuar se palestinezët “kanë refuzuar të dënojnë një sulm vdekjeprurës nga një person i armatosur kryer ndaj sigurisë izraelitë një ditë më parë”.
Interpol ka votuar që Palestina të bëhet vend anëtar i organizatës ndërkombëtare, e cila po konsiderohet si një shtytje e re për njohjen e shtetit palestines dhe ndikim i fuqishëm për negociatat e stërzgjatura me Izraelin për shtetësinë e plotë./arbresh.info/
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...