Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbrojtur vendimin e marrë një ditë më parë në komisionin e ligjeve për shkurtime të organikës së komisioneve të Vetingut. Shefi i ekzekutivit tha se nuk është e vërtetë që shumë njerëz, do të thotë më shumë punë.
Por, Saimir Tahiri, dikur njeri nga njerëzit me te afërt te Ramës, mori statusin e opozitarit brenda mazhorancës.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Rama ripohoi se në frymën e marrëveshjes së 18 majit, mazhoranca është gati të vazhdojë dialogun me opozitën dhe të pranojë kërkesën e saj për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Por pa kushte, theksoi ai.
Pak para nisjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Rama deklaroi se PS do të tërhiqet nga ligji për mbetjet.
Deklaratat u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes qeverisë dhe deputetëve socialiste.
Por duket se kërkesat nisën ende pa iu tharë mirë boja e firmës, pasi socialisti Paulin Sterkaj ngriti shqetësimin e mungesës së vendeve të parkimit pranë Parlamentit.
Përgjigje të cilën e mori nga vetë kryeministri Rama, që e ftoi bashkë të ecnin ne këmbë nga kryeministria drejt Kuvendit, për të shmangur kështu shqetësimin e parkimit.
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...