Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur kufizime të reja për tetë vende që dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA, duke shtuar në listë Korenë Veriore dhe Venezuelën.
Trump ka nënshkruar njoftimin me 24 shtator, duke implementuar disa kufizime për qytetarët e Qadit, Iranit, Libisë, Somalisë, Sirisë, Jemenit, Koresë Veriore dhe Venezuelës.
Ndalesat për qytetarët e Sudanit janë hequr, ndërsa qytetarët e Iranit do të përballen me verifikime, por nuk do të privohen nga udhëtimi.
Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi në tetor, tetë ditë pasi gjykata do të dëgjojë argumetet rreth legjitimitetit të ndalesave të mëparshme të presidentit Trump.
“Një amerikë e sigurtë është prioriteti im. Ne nuk do pranojmë ata të cilët nuk do të mund t’i kontrollojmë” ka shkruar Trump në Twitter.
Ndalesat e mëparshme, që kishin nxitur reagime ndërkombëtare, janë miratuar në mars, ndërsa afati i tyre ishte deri me 24 shtator.
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...