Një sulm me armë ndaj patrullës së policisë është konsumuar disa ditë më parë në Tiranë. Lajmi është mbajtur i fshehtë për mediat, por Lapsi.al mësoi se ka qenë patrulla e policisë së Komisariatit Nr.6 në kryeqytet që është sulmuar me breshëri Kallashnikovi dhe të shtëna me pistoletë.
Informacionet për ngjarjen janë të pakta, por burimet thanë se personat që sulmuan policinë kanë qenë duke grabitur një makinë. Në momentin që patrulla e policisë është afruar dhe ka bërë thirrje personave të paidentifikuar të ndalojnë, ata i janë përgjigjur duke qëlluar me armë.
Të kapur në befasi, edhe efektivët e policisë janë përgjigjur duke qëlluar me armë. Fatmirësisht nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur viktima. Mësohet se personat që kanë qëlluar ndaj policisë kanë qenë 3 vetë dhe kanë arritur të largohen, duke përfituar nga errësira./Lapsi.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...