Përderisa Rusia ka filluar stërvistjet ushtarake në kufirin e saj perëndimor, ushtria e SHBA-ve ka shkarkuar tanket e saj në Poloni.
Kjo është hera e parë që këto mjete ushtarake kanë arritur në Poloni drejtpërdrejt nga deti, transmeton portali arbresh.info

Tanket që kanë arritur në Poloni, janë pjesë e një marrëveshje rutinore për shkëmbim të trupave. Këto mjete ushtarake zakonisht dërgohen në Gjermani dhe më pas dërgohen në vendin e destinuar përmes hekurudhave .
Dorëzimi përfshin 87 tanke M1 Abrams, 103 automjete luftuese Bradley, kamionë dhe paisje të tjera, thuhet në raportin e Komandës Europianë të Bashkimit Europian.

Pranimi i paisjeve ushtarake nga Polonia ka ndodhur në kohën kur Rusia dhe Bjellorusia janë duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.
Sipas rusëve, në stërvitje janë të përfshirë më pak se 12 mijë trupa, por NATO dhe SHBA-të kanë deklaruar se në stërvitje janë duke marrë pjesë deri në 100 mijë trupa, duke i kthyer këto në stërvitjet më të mëdha ruse që nga Lufta e Ftohtë./arbresh.info/
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci