Bilanci tragjik i uraganit “Irma”, në ditët më aktive të tij nga ishujt e Karaibeve e deri në Florida, shtohet edhe me 5 viktima të tjerë në shtetin amerikan, pavarësisht mosekzistencës së tij.
Të vdekurit e fundit vijnë për shkak të pasojave të lëna nga uragani, e konkretisht nga një shtëpi të moshuarish, që kishte mbetur prej ditësh pa energji elektrike.
Mediet amerikane flasin për rreth 120 rezidentë gjatë së mërkurës nga ambientet e azilit të pleqve, në të cilin mungonte ajri i kondicionuar, aq shumë i rëndësishëm për moshën e tretë.
Kryebashkiakja e kantonit Broëard, Barbara Sharief tha se 3 persona u gjetën të vdekur në shtëpinë e të moshuarve “Hollywood Hills”, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë sapo mbërritën në spital.
Pasojat e uraganit “Irma” janë katastrofike. Plot 10 milionë njerëz vijojnë të jenë pa energji elektrike në Florida, Georgia dhe dy Karolinat, atë të veriut dhe të jugut. “Irma” goditi jugperëndimin e shtetit amerikan mëngjesin e së dielës, fillimisht si një stuhi e kategorisë së katërt, përpara se të dobësohej në stuhi tropikale ditën e hënë.
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...