Dy burra e kanë gjetur veten të braktisur nga gratë e tyre, në dy raste të ndryshme në Tiranë dhe Librazhd, duke denoncuar zhdukjen e tyre.
Sipas burimeve policore: Gjatë ditës së djeshme, 31-vjeçari B.I., banues në Tiranë, kallëzon se, më 11 shtator i është larguar nga banesa bashkëshortja, E.I., 23 vjeçe.
Ai ka thënë para uniformave blu se nuk e ka gjetur as tek familjarët, duke u shprehur i shqetësuar se ku mund të ndodhet.
Aktualisht po punohet për gjetjen e saj, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës.
Rasti i dytë ka ndodhur në Librazhd, ku një burrë ka denoncuar po gjatë së martës, zhdukjen e bashkëshortes.
N.B., 53 vjeç, banues në fshatin Dardhë, ka thënë para uniformave blu se qysh nga data 7 shtator, nuk di ku ndodhet e shoqja.
Ai ka deklaruar se i është larguar nga banesa pa gjurmë bashkëshortja S.B., 46 vjeçe.
Burri ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur probleme, duke u shprehur i shqetësuar për çfarë mund të ketë ndodhur.
Nga ana e policisë po punohet për gjetjen e saj, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim./syri.net
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...