
SEANCE PARLAMENTARE - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me kerkesen e PD per lirimin nga detyra te anetarit te KQZ, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zevendesimin e tij me nje nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Coba.
Qeveria e re, së bashku me programin e saj politik, do të prezantohen nga Kryeministri Edi Rama para Parlamentit ditën e hënën, në një tjetër seancë plenare, ku pas pyetjeve dhe diskutimeve, do të marrë edhe votën e deputetëve.
Paraditen e së hënës, Parlamenti pritet të mblidhet përsëri në një tjetër seancë të posaçme plenare, gjatë të cilës Kryeministri Edi Rama, i dekretuar tashmë nga Presidenti i Republikës, do të paraqesë para deputetëve përbërjen e qeverisë së ardhshme me të cilën do të drejtojë vendin gjatë 4 viteve në vijim, si dhe programin politik të saj, në bazë të të cilit do t’i kërkojë Parlamentit votën e besimit.
Punimet pritet të vijojnë gjatë, pasi përveç prezantimit të qeverisë dhe programit nga Kryeministri Rama, seanca parlamentare do të vijojë me pyetje të ndryshme nga deputetët e grupeve të ndryshme, të cilave duhet t’u përgjigjen ministrat sipas sektorit përkatës që do të mbulojnë, si dhe vetë Kreu i Qeverisë.
Më pas do të vijë radha e diskutimeve dhe debatit dhe vetëm në fund, pritet që Parlamenti të nisë procesin e votimit, përmes të cilit do t’i besohet ekzekutivit të ri drejtimi i vendit.
Qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën vetëm pas betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave te Presidenti i Republikës, gjë që parashikohet të ndodhë ditën e mërkurë, pasi Ilir Meta të jetë kthyer nga një vizitë në Itali.
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin