Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do ta jap miratimin e saj për Gramoz Ruçin si kryetar i Kuvendt të Shqipërisë. Pas PD e cila është deklaruar kundër emrit të Ruçit për kryetar parlamenti një ditë para seancës së parë të sesionit të ri parlamentar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim që tashëm ka dalë në opozitë nuk do ta votojë Rucin. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili në një prononcim për mediat është shprehur se LSI do të votojë kundër Gramoz Ruçit si kryetar i Parlamentit.
19 deputetët e grupit parlamentar të LSI-së pritet të ngrenë kartonin e kuq edhe qeverinë “Rama2”.
“Vota jonë do të jetë kundër Ruçit si Kryetar i Parlamentit. Nuk e votojmë qeverinë “Rama 2”. Qeverinë “Rama 2” nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve” deklaroi Vasili.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...