Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Korçës një person është sulmuar dhe plagosur nga 3 persona të tjerë.
“Më datë 06.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Belorta, në rrugë, është plagosur lehtë me mjete të mprehta shtetasi R.D, rreth 54 vjeç, banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake rezulton se autorë të ngjarjes janë tre shtetas, të identifikuar nga ana e Policisë, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur këtë të fundit në pjesë të ndryshme të trupit.
Po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje./albeu.com
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...