Shkodran Mustafi dështoi për të finalizuar transferimin te Interi në ditën e fundit të merkatos për shkak se kërkesat e Arsenalit ishin të mëdha.
“Nerazzurrët” dhe kampioni në Serie A Juventusi ishin të dy duke kërkuar transferimin e mbrojtësit shqiptar të përfaqësueses së Gjermanisë në ditën e fundit të merkatos së transferimeve, por drejtori sportiv i klubit italian Piero Ausilio ka thënë se “Topçinjtë” kërkonin shumë, transmeton portali arbresh.info.

“Negociatat e vetme që ne me të vërtetë nisëm ishin për një qendërmbrojtës që ishte Shkodran Mustafi, por kur ne mësuam kërkesat e klubit të tij, ne u larguam”, tha Ausilio.
Interi mësohet se kishte ofruar 4.6 milionë funta dhe opsionin për të blerë atë më pas për 23 milionë funta verën e ardhshme.
Por, Arsenali dëshironte të siguronte një tarifë më të madhe nga shuma prej 35 milionë funta që ata shpenzuan për të nënshkruar me Mustafin nga Valencia verën e kaluar./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...