Mesfushori kroat, Luka Modric është i lumtur për fitoren 1:0 ndaj Kosovës, por jo edhe me organizimin e FIFA-s.
“Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe ne e dinim se do të jetë kështu, por e rëndësishme është fitorja. Tani duhet të pushojmë për të martën”, tha Modric pas ndeshjes, për të kritikuar më pas FIFA-n.
“Pasiguria rreth ndeshjes ka ndikuar te ne. Mbrëmë fillimisht u tha se nuk do të luajmë sot, ndërsa në mëngjes posa u zgjuam na njoftuan se do të luajmë. Kjo nuk është normale për një ndeshje kaq të rëndësishme dhe më mirë që fituam”, vazhdoi ai.
“Ne kemi vetëm 48 orë për ndeshjen e radhës ndaj Turqisë. Organizimi ka qenë shumë i keq, por tashmë ka përfunduar”.
Pas kësaj fitoreje të vështirë, Kroacia ka marrë vendin e parë në Grupin I më 16 pikë, dy më shumë se sa Ukraina, përcjellë Express.
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...