Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda është i bindur se Shqipëria do të marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.
Eros Grezda është paraqitur në konferencë për media, ku është shprehur shumë optimist për dy ndeshjet e radhës kualifiukuese për Kupën e Botës.
Ai u shpreh se Kombëtarja do të marrë 6 pikë në dy sfidat eliminatore, por sipas tij përqendrimi fillimisht është i gjithi të Lihtenshtejni.
“Luajmë me Lihtenshtejnin dhe ne jemi ekipi favorit dhe duhet të sulmojmë, për këtë arsye trajneri ka grumbulluar më shumë lojtarë në repartin ofensiv pasi futemi në fushë vetëm për të marrë fitoren dhe për këtë duhet të luajmë me një skemë më sulmuese”, tha fillimisht Grezda, shkruan top channel.
“Secili trajner ka metodat e veta të punës, por si me De Biasin ashtu edhe me Panuccin jemi të kënaqur po punojmë fortë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën. Skuadra duhet të mendojë vetëm për ndeshjen me Lihtenshtejnin sepse nuk është një sfidë e lehtë, sot të gjithë kundërshtarët janë të vështirë, edhe pse në letër e quajmë si një sfidë të fituar duhet ti marrim pikët në fushë. Të mposhtim Lihtenshtejnin njëherë dhe pastaj të mendojmë për Maqedoninë, edhe atje do të shkojmë për fitore”.
Shqipëria do të luajë me 2 shtator ndaj Lihtenshtejnit dhe më 5 shtator ndaj Maqedonisë.
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...