Një vajzë 17-vjeçare është identifikuar si ideatorja dhe krijuesja e lojës vetëvrasëse “Balena Blu”.
Adoleshentja ruse është arrestuar nga policia pas vetëvrasjeve të shumta nga fëmijët që luanin këtë lojë. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur për arsye hetimore.
17-vjeçarja kërcënonte fëmijët që luanin “Balenën Blu” që të mos tërhiqeshin, në të kundërt do t’i vriste ata ose anëtarët e tyre të familjes.
Policia arrestoi pranë Moskës edhe një djalë 21-vjeçar, i akuzuar se ka nxitur vajzat e mitura për t’i dhënë fund jetës së tyre. Gjatë muajit qershor, në Rusi u arrestua edhe një tjetër adoleshent që ishte pjesë e administratorëve të lojës vetëvrasëse.
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...