Hoxha nga Podujeva, Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se qëndrimi negativ i disave ndaj personaliteteve të shquara shqiptare të besimit katolik, është nxitur nga qarqet proserbe dhe ruse.
“Debati aktual rreth çështjes së ndërtimit të kishës katolike shqiptare, por edhe qëndrimi negativ i disave ndaj personaliteteve te shquara shqiptare të besimit katolik është nxitur nga qarqet proserbe dhe Ruse.
Pse nuk kemi debat për objektet serbe, për kishat e tyre të cilat ishin burim i frymëzimit antishqiptar, burim i krimit dhe gjenocidit.
Shqiptarët, pa dallim besimi dhe mendimi janë vëllezër. Andaj, kujdes!”, ka shkruar ai.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...