Modelja Jazz Egger, 20 vjeçare ka plasur një skandal në industrinë e modës. Ajo ka publikuar mesazhet private mes saj dhe një agjenti, i cili i kërkonte vajzës të kalonte natën me klientë të pasur për 2 milionë dollarë.
Egger ka kontaktuar Daily Mail duke i thënë se agjensitë e modës dhe modelet janë të përfshirë në një marrëveshje ku shiten kundrejt dollarëve.
Australiania me banim në Londër tregon se një agjent i ka propozuar të bëjë një udhëtim në jaht me tre milionerë. Ajo kishte refuzuar por më vonë Jazz ishte kontaktuar nga nje person tjetër i cili e kishte ftuar në një darkë private me një aktor të famshëm. Modelja ka bërë publike mesazhet që i ka çuar agjenti i cili i shkruan:
Takim privat me një nga klientët e mi më të mirë; Është iranian, pije, bisedë që më pas do vazhdojë në intimitet. Klienti është aktor i famshëm, emri nuk mund të zbulohet, vajza kërkohet të veshë taka dhe fustan të bukur. Duhet të sillet me shumë klas dhe të flasë mirë anglisht. Pagesa: 2000 dollarë për 1 deri në 2 orë.
Pasi Jazz nuk ka pranuar, agjenti është munduar ta bindë duke i shkruar se këtë e bëjnë shumë vajza pasi kënaqen me …. dhe nga ana tjetër fitojnë famë.
Të gjithë e shijojnë …., sidomos me djem të rinj të bukur, ça ka për të pasur turp? Ti je e re dhe e kuptoj që habitesh por të gjitha modelet e bëjnë këtë. Ti takon njerëz të pasur që të drejtojnë jetën aty ku ti do. Është në dorën tënde”, i shkruan agjenti.
Modelja e ka bërë publik rastin e saj për të treguar se industria e modës është kthyer në industri pornografike dhe mesazhet e agjentit tashmë janë publikuar kudo.
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...