Kombëtarja e të rejave për femra ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me Bosnje-Hercegovinën U19 dhe e ka fituar atë me rezultatin e pastër 2-0.
Ndeshja është zhvilluar në Kamzë, aty ku të enjten prej orës 10:00 do të luhet një tjetër përballjeje mes këtyre dy ekipeve.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në të dytën ishte sulmuesja shkodrane, Uendi Muja, ajo që zgjidhi ndeshjen, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës, shkruan sportal.al.
Futbollistja e Vllaznia realizoi dy gola mjaft të bukur, madje të dytin e realizoi pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, duke i dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së