Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka thënë se mos votimi i Gjykatës Speciale është lajm i mirë për Kosovën, kjo ngase një Gjykatë e tillë sipas tij do të paraqiste një shkelje të rëndë të sovranitetit të Kosovës.
Konjufca ka shpjeguar se çka përmbante projektligji për amandamentimin e Speciales, ku ndër tjerash sipas tij është thënë se dokumentet e Gjykatës Speciale nuk janë dokumente të Kosovës. Kjo sipas Konjufcës do të thotë se asnjë institucion i Kosovës nuk do të ketë qasje në arkivin e kësaj gjykate.
“Problem tjetër është se si deputet i Kosovës nuk ke të drejtë të japësh asnjë propozim për ndryshim në projektligj, karakteri etnik ka qenë problemi tjetër që deputetët e refuzuan votimin e kësaj gjykate”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca,
Me pas Konjufca ka thënë se pas mos votimit te djeshëm në Kuvendin e Kosovës, është qartësuar alternativa e ardhshme se çka duhet të bëjë Qeveria e Kosovës.
“Janë dy leksione, e para është deputetët kanë refuzuar një gjykatë etnike sepse duan trajtimin e gjitha krimeve në Kosovë, nuk ka gjykatë vetëm për UÇK-në, ose të nderojmë një gjykatë universale për çdo krim qe ka ndodhë në Kosovë prej fillimit të luftës deri në përfundimin e luftës dhe leksioni i dytë që duhet te nxjerrë qeveria është jo një sistem paralel dhe i huaj brenda sistemit tonë gjyqësor po të krijohet një gjykatë speciale e cila nuk e prek sovranitetin e shtetit”, deklaroi Konjufca.
Kështu, sipas tij kjo është ajo çka duan deputete e Kuvendit dhe këto ishin arsyet përse u votua kundër Gjykatës Speciale.
Konjufca gjithashtu i komentoi edhe deklaratat e djeshme të Thaçit, se do të kthehet në kuvend përsëri votimi, sipas Konjufcës kjo është kulmi i demokracisë dhe kjo i bije qe deputetët duhet të votojnë si të thotë qeveria ose nuk ka zgjidhje tjetër./arbresh.info/
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...