Gabimi i drejtësisë ndërkombëtare ia la një nofkë për tërë jetën Agim Murtezit. Miqtë e quajnë “Agim Haga”.
Murtezin nga Lipjani KFOR-i e pati arrestuar gabimisht në vitin 2003, në bazë të një aktakuze të Tribunalit të Hagës.
Bile thotë se dy vjet autoblindë të misionit të NATO-s në Kosovë i kishte qëndruar para banesës, por atij nuk I kishte shkuar mendja se po e vëzhgonin atë, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, më 17 shkurt rreth orës 3 të mëngjesit nisi operacionin për arrestimin e tij.
Por, ky Agim nuk ishte ai që Haga e kishte kërkuar.
Agim Murtezi u arrestua gabimisht, në vend të Agim Zogajt.
Këtë gabim ky institucion ndërkombëtar e kuptoi tek në seancën e parë dëgjimore.
Pas kthimit në Kosovë, Murtezi u ankua dhe me ndihmën e avokatit të popullit, mori dëmshpërblim 10 mijë euro. /Klan Kosova/
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...