Boksieri amerikan, Terence Crawford, është bërë i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta, pas triumfit me nokaut në raundin e tretë ndaj Julius Indongos nga Namibia, në përfundim të një dueli që u zhvillua në Nebraska dhe që kishte si qëllim unifikimin e titujve kampionë të kësaj peshe.
Crawford, jo vetëm që mbrojti titujt e kategorive WBO dhe WBC, por edhe fitoi dy titujt e kategorive IBF dhe WBA, të cilat mbaheshin nga rivali i tij afrikan.
Indongo përfundoi në tapet edhe në raundin e dytë, por rrëzimi në raundin e tretë mbylli para kohe këtë sfidë, që u dominua nga Crawford, i cili e meritoi fitoren.
Boksieri amerikan është një talent në këtë sport, pasi vazhdon të mbetet i pamposhtur në ring, duke korrur fitoren e 32-të në po kaq duele të zhvilluara (23 fitore i ka realizuar me nokaut).
Ndërsa për Indongo kjo ishte humbja e parë në karrierë, ndërsa i kishte regjistruar 22 fitore (11 me nokaut).
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...