Transferimi i Ousmane Dembeles në Barcelonë duket të jetë edhe më afër sot (e shtunë) pas komenteve nga drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit.
Michael Zorc u ka thënë mediave që Dembele aktualisht është në Francë dhe se Dortmundi është i hapur të shes atë, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, shitja e tij varet nëse Barcelona ofron çmimin e kërkuar (rreth 150 mijë euro) nga Dortmundi.
Por duket që Dortmundi dëshiron të sigurojë një zëvendësues të Dembeles gjatë kësaj merkato. Kjo është edhe arsyeja pse ata nuk dëshirojnë të shesin reprezentuesin francez në ditët e fundit të kësaj merkto. Prandaj, Barcelona duhet të ndalet me pazaret.
“Ne e dimë se ku është ai dhe kemi kontakt me të dhe agjentin e tij përmes anëtarëve të stafit. Ne kemi ideja të qarta (rreth çmimit të lojtarët që ata dëshirojnë) me Barcelonën dhe lojtari e di këtë”, tha fillimisht Zorc.
“Nëse kërkesat tona plotësohen, ai do të transferohet këtë verë”
“Ne nuk dëshirojmë të finalizojmë transferimin e tij më 30 apo 31 gusht”./arbresh.info
https://twitter.com/BVB/status/898891771882635264
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...