
Ousmane Dembele, shënjestra kryesore e Barcelonës
Lojtarët e Borussia Dortmundit janë të “tronditur” nga sjellja e fundit e Ousmane Dembeles rreth spekulimeve që e lidhin atë me transferimin te Barcelona.
Sulmuesi i ri francez është suspenduar pasi refuzoi të stërvitet me skuadrën derisa klubet raportohet se kanë pranuar një marrëveshje prej 90 milionë funta, por bonuset prej 30 milionë funta kanë mbetur ende për tu diskutuar, transmeton portali arbresh.info.
20-vjeçari ka qenë shënjestër për transferimin te Barcelona pas largimit të Neymarit për 225 milionë euro te PSG.

Mesfushori Gonzalo Castro ka thënë për gazetën gjermane ‘Bild’: “Ne jemi të tronditur. Ishte diçka e re për ne”.
“Ne nuk mund të harrojmë që ai është vetëm 20-vjeçar dhe askush nuk e di se kush qëndron prapa veprimeve të tij. Në moshën e tij, unë nuk kam qenë në gjendje të vendosi diçka për vetën time”
“Ne duhet të presim dhe të shohim nëse ai do të shfaqet sërish”
Mbrojtësi i Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos ka kritikuar gjithashtu veprimin e talentit të ri. Ai thekson që “asnjë lojtarë nuk është më i madh se ekipi” pasi fillimi i edicionit të Peter Boszit në Bundesliga është përçarë.
Finalizimi i marrëveshjes së Dembeles duket të jetë tani i mirë për të dy palët./arbresh.info
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...