Do të mendoni se vetëm furça e dhëmbëve është ndër ato sende të cilat nuk ndahen kurrë me të tjerët? Në fakt nuk është vetëm ajo!
Ka një sërë sendesh që është mirë t’i mbani gjithmonë personale.
1- Deodorantët – Ndarja e antidjersës me dikë tjetër sjell efektin e kundërt duke bërë që sasia e baktereve të rritet e për pasojë edhe aroma e keqe.
2- Buzëkuqi – Sa herë që shoqet tuaja mund të kenë harruar buzëkuqin e tyre në shtëpi, ju i jepni tuajin apo jo? Nuk duhet ta bëni! Nëpërmjet buzëkuqit sëmudje si herpesi kalojnë shumë shpejt nga një person tek tjetri.
3- Krëhëri – Në fakt të gjitha sendet që përdoren për flokët, si krëhëri, piastër etj., nuk duhet t’i ndani me askënd.
4- Kufjet – Çdo njëri ka një balancë unike të bakterevë të tij në vesh. Nëse një palë kufje i përdorin persona të ndryshëm, mundësitë për të marrë një infeksion janë të larta.
5- Peshqirët – peshqirët jo vetëm që nuk duhet t’i ndani me dikë tjetër por edhe t’i ndryshoni çdo 3-4 ditë. Gjithashtu, duhet t’i hekurosni gjithmonë!
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...