Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në “San Siro” për ndeshjen e klubit shqiptar, Shkëndija kundër atij italian, Milan.
Presidenti i Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se gjendet në stadiumin e madh “San Siro” për ta përcjellur klubin kuqezi.
“Sonte do të jem në stadiumin “San Siro” në përkrahje të ekipit “Shkëndija”, në përballjen e tyre me Milanin.
Lojtarëve dhe stafit të ekipit dhe të gjithë simpatizantëve u uroj fitore në këtë përballje jo të lehtë.
Suksesi i deritanishëm i Shkëndijës dhe i shumë ekipeve dhe sportistëve na bën krenar dhe na jep shpresë për suksese edhe më të mdha në të ardhmën.HTH”, ka shkruar Thaçi.
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...