Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, largimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Sipas saj, nuk ka asnjë nevojë që UNMIK të jetë ende në Kosovë. Thekson se të njëjtët nuk kanë ndonjë funksion.
“Sot pas 18 vitesh ende jemi këtu për shkak të kësaj rezolute e cila nuk kërkon nga sekretari i jashtëm që të marr raporte nga UNMIKU çdo tre muaj, të bëhemi realist dhe ta përfundojmë këtë mision të UNMIK-ut.
Nuk ka kurrfarë nevoje që UNMIK të jetë i pranishëm sepse s’ka kurrfarë funksioni pos disa iniciativave të vetëshpikura”, është shprehur ajo, teksa aktualisht po flitet rreth raportit për Kosovën.
Ajo ka folur edhe për buxhetin që UNMIK e ka harxhuar në Kosovë. Ambasadorja thekson se sa i përket vetëm buxhetit, mbi 400 milionë dollar janë shpenzuar nga viti 2009 për të mbajtur një mision i cili sipas saj, ka përfunduar shumë vjet më parë.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...