Një 27-vjeçar nga Dibra është arrestuar nga Policia e Shkodrës për veprën penale të vjedhjes.
I riu kishte gjetur në rrugë një portofol me disa karta krediti brenda dhe një shumë parash. Portofoli ishte denoncuar i humbur nga 65-vjeçari me iniciale Z.B.
Policia bën me dije se 27-vjeçari Muharrem Liti, përmes kartave të kreditit, ai kishte tërhequr 100 mijë lekë të reja dhe më pas kishte shkuar të luante në kazino, ku dhe harxhoi të gjithë shumën e parave.
Hetuesit identifikuan të riun pasi tërhoqi shumën e parave nga bankomati.
Pas veprimeve hetimore, uniformat blu zbuluan vendndodhjen e 27-vjeçarit dhe e arrestuan për akuzën e vjedhjes. /tvklan.al
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...