Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2014.
Kelmendi sot edhe zyrtarisht ka marrë çmimin Xhudistja më e mirë në Evropë për vitin e kaluar.
Vitin e kaluar, ajo mbrojti titullin e kampiones botërore në Xhudo duke mposhtur në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi, Andrea Chitun nga Rumania.
Majlinda për të arritur në këtë finale mposhti fillimisht Vanessa Cortesian nga Venezuela, pastaj Bundma Munkhbaatarin në çerekfinale dhe në gjysmëfinale “shkatërroi” rusen Natalia Kuiutinan që e kishte mposhtur edhe vitin e kaluar.
Majlinda në listën e saj të medaljeve ka edhe të artën nga Kampionati i fundit evropian.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...