Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në ndeshjet e para në “Baku 2015”.
Shorti për garat e xhudos është vlerësuar i vështirë për garuesit kosovarë, ndërsa Krasniqi e Gjakova, që garojnë të enjten, do të kenë kundërshtarë të nivelit të lartë që në luftërat e para.
19-vjeçarja Distria Krasniqi do të përballet me portugezen me përvojë, 33-vjeçaren Joana Ramos. Ramos është e 15-ta në ranglistën botërore të kategorisë deri 52 kilogramë, ndërsa gjatë karrierës së gjatë ka qenë edhe e dyta në Evropë. Krasniqi është e 24-ta në ranglistë. Krasniqi nuk është përballur ndonjëherë me Ramosin, garuese kjo që ka garuar kundër Majlinda Kelmendit dhe ka fitore e humbje ndaj saj.
Në kategorinë deri 57 kilogramë, Nora Gjakova është e 38-ta në ranglistë, ndërsa kundërshtarja e saj e parë, francezja Laetitia Blot është e 12-ta. Blot 32-vjeçare ka qenë kampione e botës dhe Evropës, por në gara ekipore.
Të premten do të garojë xhudisti Akil Gjakova, në kategorinë deri 73 kilogramë. 19-vjeçari përballë do të ketë Nikola Gushiqin e Malit të Zi.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj