Pas 5 muajsh, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendos të pezullojë hetimet e nisura pas publikimit të një lajmi se në Shqipëri kishin hyrë 1300 kontenierë me mbetje urbane dhe industriale nga Italia.
Gjatë kësaj kohe, hetuesit shqiptarë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë provë se nga porti i Durrësit kanë hyrë mbetje të tilla.
Nga kqyrja e praktikave në dogana për periudhën kur pretendohet se ka ndodhura ngjarja nuk rezulton të ketë ndodhur asgjë e tillë.
Prokuroria shqiptare është në pritje të një përgjigje nga pala italiane nëse ata kanë të dhëna se nga vendi fqinj kanë hyrë ngarkesa me mbetje.
Deri në mbërritjen e këtyre përgjigjeve hetimi në Shqipëri do të jetë i pezulluar.
Lajmi se në vendin tonë kishin hyrë mbeteje urbane dhe industriale u bë publik nga portali periferik dhe pak i njohur “Pianeta Italia”.
Sipas këtij portali në vendin tonë ishin zhdukur 1300 kontenierë me mbetje që kishin destinacion përfundimtar Maqedoninë. Por nga hetimet e prokurorisë shqiptare rezulton se kjo sasi mbetjesh nuk ka hyrë asnjëherë në Shqipëri./TvKlan
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...