Kylie Jenner u bë e njohur në botën e spektaklit që në moshën 9-vjeçare, në reality show televiziviv “Keeping up with the Kardashians”.
Dhe sot në moshën 19-vjeçare, motra e Kim Kardashian po tregon më në fund për fansat se çfarë do të thotë të jesh Kylie Jenner, në spektaklin e saj të ri “Life of Kylie”.
Në seritë premierë ajo i rrëfen mikeshës së saj më të mirë, Jordyn Woods, frustrimet e saj me famën: Thjesht dua të zhdukem.
Gjatë debutimit të së dielës, bukuroshja foli me një terapist mbi përpjekjet e saj për të qënë në sytë e publikut.
Për pak ditë ajo bën 20 vjeç, dhe për herë të parë ishte ulur në një seancë terapie: “Kur rritesh para kamerave, njerëzit mendojnë se të njohin. Sigurisht, nuk e zgjodha unë këtë jetë, por kjo nuk do të thotë që nuk do e mbaj këtë stil jetese”, e vetëdijshme se aktiviteti i rrjeteve sociale e bëjnë atë dhe më të famshme. “Nuk më pëlqen gjithë ajo vëmendje pasi më kujton që unë jam Kylie Jenner.

Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...